Reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Strazhë

Maqedonia

Reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Strazhë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të dobëta të borës shihen në Krushevë, Strazhë dhe Kodrën e Diellit.

Për shkak të paraqitjes së mjegullës vërehet dukshmëri e zvogëluar deri në 50 metra në qafën malore Gjavatë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat