Taravari: Qëllimi ynë është të bëhemi 80 deputetë, bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në e paguam shtrenjtë

Maqedonia

Taravari: Qëllimi ynë është të bëhemi 80 deputetë, bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në e paguam shtrenjtë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 21:22
Arben Taravari

“Jemi të vetëdijshëm se ky afrim me qeverinë nënkupton përpjekjen tonë për të arritur 80 deputetë dhe asgjë më shumë”. Këtë e tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për hyrjen e partisë në qeveri. Në një intervistë për “Win-win”, Taravari tha se “periudha në të cilën jemi tani si shtet është ndryshe nga ajo para shkurtit të vitit 2022″.

Pushtimi i Ukrainës ndryshoi shumë, si dhe fillimi i skriningut të Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE-në. Jemi të vetëdijshëm se ky afrim me qeverinë nënkupton përpjekjen tonë për të arritur 80 deputetë”, tha Taravari.

Ai vlerëson se partia më e madhe opozitare nuk mendon se nëse Maqedonia nuk i fillon negociatat me BE-në do të jetë edhe më tragjike për vendin dhe popullin.

“Me një numër prej 64 deputetësh është shumë më e vështirë të arrish 80, dhe me një numër konkret prej 72 plus BESË-n, që mendoj se do ta votonte si Aleanca, mungojnë edhe 6, por është shumë më e lehtë të arrihet nga 74 në 80”, thotë Taravari për ndryshimet kushtetuese.

Lidhur me bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në, ai tha se në nëntor ose dhjetor 2020, “Konrad Adenauer” i ka ulur të dyja partitë bashkë dhe gjatë asaj periudhe ASH ka kërkuar nga OBRM-PDUKM që të ndryshojë atë retorikë dhe atë formulim për bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet lokale në viti 2021.

“Ata ia dolën mbanë. Të paktën u përpoqën të deklarojnë se janë penduar për atë që ndodhi më 27 prill, se nuk e kanë problem 20 për qind, se bashkëjetesa është themeli i këtij vendi. Ne ramë dakord të bashkëpunojmë edhe me gjashtë komuna për zgjedhjet lokale, por kemi paguar një çmim shumë të për këtë”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat