Prokuroria e Ohrit ngrit aktakuzë kundër personit që ka rrahur Pendikovin

Maqedonia

Prokuroria e Ohrit ngrit aktakuzë kundër personit që ka rrahur Pendikovin

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Prokuroria në Ohër ngriti aktakuzë kundër personit që rrahu bashkëqytetarin Hristijan Pendikov, i cili aktualisht ndodhet në Bullgari, pasi akuzoi se ishte sulmuar për shkak se ndihej si bullgar.

Prokuroria Themelore Publike Ohër ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Lëndim të rënda trupor nga neni 131 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.

Nga aty theksojnë se motivi i përleshjes ka qenë urrejtja për shkak të përkatësisë kombëtare dhe etnike.

“I akuzuari, së bashku me një person tjetër të panjohur deri më tani, për shkak të urrejtjes për shkak të përkatësisë kombëtare dhe etnike, kanë lënduar rëndë një viktimë.

Më 19 janar, në një kafe-bar në Ohër, i akuzuari i është afruar fillimisht tavolinës ku ishte ulur viktima dhe e ka vërejtur pasi është deklaruar bullgar. Më vonë, kur i dëmtuari është larguar nga objekti dhe ka qenë duke lëvizur në drejtim të automjetit të tij, i akuzuari dhe një person tjetër i panjohur kanë filluar ta ndjekin, e kanë sulmuar dhe e kanë goditur me duar dhe këmbë në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike”, theksojnë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria thonë gjithashtu se gjatë procedurës hetimore i akuzuari është mbrojtur duke heshtur, por shtojnë se të gjitha rrethanat janë verifikuar dhe vërtetuar nga deklaratat e dëshmitarëve të ngjarjes dhe pamjet e siguruara nga video-inçizimi.

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Ohër ka dorëzuar propozim të veçantë për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin, sepse ende ekziston rreziku që ai të ikë për t’iu shmangur ndjekjes penale.

Ndërkohë, sipas udhëzimeve të prokurorit publik, vijojnë veprimet për identifikimin dhe heqjen e lirisë së personit tjetër të përfshirë në ngjarje shtojnë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat