Shkupi i ”terrorizuar nga bombat”, analisti zbardh detajet e fshehura

Maqedonia

Shkupi i ”terrorizuar nga bombat”, analisti zbardh detajet e fshehura

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:47
Shkup

Maqedonia e Veriut ka qenë objekt kërcënimesh me bombë prej disa muajsh. Një rast i tillë u regjistrua edhe ditën e sotme, ku krahas institucioneve të ndryshme, kërcënim me bombë pati edhe në Pallatin Presidencial.

“Balkan Update” në emisionin e sotëm kishte në fokus pikërisht këtë ngjarje, e cila vuri në lëvizje autoritet më të larta të Maqedonisë së Veriut.

Analisti Xhelal Nezir thotë se ende nuk dihet se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve, megjithëse aludohet se ka gisht Rusia.

“Sot ka qenë një rrëmujë e vërtetë në Shkup, ka pasur lajmërime për bumbe jo vetëm në presidencë, por dhe shkolla dhe qendra tregtare. Ka qenë një operacion, i cili është ndërmarrë nga njerëz që nuk dihen se kush janë. Institucionet e shtetit nuk kanë arritur të gjejnë se kush qëndron pas lajmërimeve për bombë. Alarmet janë të pranishme në mënyrë ciklike."

Në lidhje me mundësitë e zgjidhjes së “ngërçit” të krijuar mes RMV dhe Bullgarisë, analisti tha se aktualisht nuk ka zhvillime në këtë drejtim. Ai thotë se tejkalimi I pengesave mund të bëhet kur palët të përmbushin detyrimet karshi njëra-tjetrës, pavarësisht se një klimë të tillë nuk e sheh në terren.

“Nuk shikoj se ka një relaksim të situatës midis të dyja vendeve. Duhet përfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës. Dhe kjo situatë nuk krijon një situatë, që proceset të ecin më mirë përpara. Vendet duhet të përmbushin obligimet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat