Xhaferi: Ende s’ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Xhaferi: Ende s’ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:42
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun e sotëm për gazetarë u shpreh se nuk ka ndonjë konkrete për ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij, që të ketë ndryshime kushtetuese, procedura të nisë në qershor apo korrik dhe se është përcaktuar maksimumi se sa mund të zgjasë debati në Kuvend.

“Ajo që do të dakordohet ka mundësi të zbatohet nëse arrihet marrëveshje. As procedura e as tajmingu nuk janë pengesë. Edhe në këtë kontekst tajmingu nuk ndryshon shumë. Midis seancave plenare patjetër të ketë nga 30 ditë, nga nisma deri te drafti 30 ditë. Kur të konstatohet drafti pason debati publik minimum 15 maksimum 30 ditë”, tha Talat Xhaferi.

Sipas Xhaferit, deputetët Pavle Trajanov dhe Safije Sadiki Shaini paraprakisht kishin qenë pjesë e koalicionit qeveritar, kurse tani kanë kaluar në opozitë dhe duhet të zëvendësohen me deputetë të shumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat