Takim i Zv/kryeministrit Besimi me z-nj Renate Kobler

Maqedonia

Takim i Zv/kryeministrit Besimi me z-nj Renate Kobler

Më: 16 shtator 2015 Në ora: 19:14

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në vendin tonë z-nj Renate Kobler.

Zëvendëskryeministri Besimi përshëndeti mbështetjen e Republikës së Austrisë në politikën e zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve të rajonit në Union. Kjo mbështetje ishte e konfirmuar edhe nga Samiti i fundit për Ballkanin Perëndimor e cila u mbajt në Vjenë.

Gjatë bisedës ai potencoi prioritetet kyçe dhe implementimin e reformave të agjendës evropiane në veçanti nga fusha e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirisë së shprehurit, reformave zgjedhore, të drejtat fundamentale dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe pjesën e kritereve ekonomike.

Gjithashtu Besimi theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut konstruktiv politik si dhe përmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga Marrëveshja e 2 qershorit, aneksi i 19 qershorit dhe protokoll i 15 qershorit.

Lidhur me gjendjen aktuale të emigrantëve, Zëvendëskryeministri theksoi se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në qasjen e vetme në BE në drejtim të krizës së emigrantëve është me rëndësi esenciale, sepse vendet, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, janë rrugë transite për emigrantët dhe për këtë arsye nevojitet mbështetja e Unionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat