Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se kërkuar nga presidenti Gjorgji Ivanov të tërheq vendimin për faljen e politikanëve të dënuar dhe atyre ndaj të cilëve ishin hapur hetimet.
"I ashtuquajturi President Ivanov duhet ta tërheq vendimin e tij menjëherë per arsye se një vendim i tillë i nxituar dhe i pamenduar cënon Marrëveshjen e Shkupit, provokon thellimin e krizës politike në vend, kompromiton imazhin e shtetit dhe të arriturat e përbashkëta të forcave vendore dhe ndërkombëtare", ka shkruar Ali Ahmeti.