Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të garojnë disa blloqe shqiptare

Maqedonia

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të garojnë disa blloqe shqiptare

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 16:28
Ilustrim

Të vogla janë gjasat që partitë e reja opozitare të bashkohen në zgjedhjet e 11 dhjetorit në një bllok të përbashkët, kundrejt BDI-së dhe PDSH-së.

Sipas mediave maqedone, vështirë se Lëvizja Besa dhe LR-PDSH mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për koalicionim parazgjedhor.

<“Për këtë arsye në zgjedhjet e 11 dhjetorit me siguri do të paraqiten katër blloqe shqiptare: BDI, PDSH, Uniteti, Lëvizja Besa dhe një pjesë e RDK-së, si dhe LR-PDSH me një pjesë të RDK-së”, shkruan Utrinski Vesnik, duke vlerësuar se problem shtesë për unifikimin e partive opozitare paraqesin ndarjet në RDK dhe PPD, të cilat funksionojnë me udhëheqësi paralele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat