Komiteti i Helsinkit deri te PTHP: Nëse do të kishi punuar sipas ligjit, nuk do të kishte nevojë për PSP-në

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit deri te PTHP: Nëse do të kishi punuar sipas ligjit, nuk do të kishte nevojë për PSP-në

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 15:57
Ilustrim

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e njeriut ka reaguar me një letër të hapur deri te Prokurorët Publik të PTHP-së në lidhje me kritikën që iu bë PSP-së ditë më parë nga ana e tyre, gjoja se kjo e fundit nuk punon profesionalisht.

‘Komiteti i Helsinkit thekson se mos funksioninimi i rregullt i Prokurorisë ishte arsyeja kryesore për themelimin e PSP-së. Përderisa Prokuroria e rregullt ishte e rregullt, kishte një imazh të mirë në opinion, respektonte kodeksin e saj dhe u krijua klimë për respektimin e Ligjeve, nuk do të ishte nevoja për themelimin e PSP-së’.

‘Komiteti i Helsinkit thekson se Prokuroria Publike e rregullt është një ndër segmentet më kritikuese në gjyqësorin e Maqedonisë. Vlerësimet negative për punën e saj mund të lexohen në çdo raport institucional dhe organizatë që e ndjekin gjendjen e gjyqësorin, duke përfshirë edhe numrin e madh të dokumenteteve të BE-së’, thuhet ndër të tjera në letrën e hapur të KH. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat