Spitali i Strugës, në gjendje të rëndë

Maqedonia

Spitali i Strugës, në gjendje të rëndë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 16:47
Struga

Spitali i Strugës, i ndërtuar në kohën e Titos, në vitet e 60-ta, duhet urgjentisht të riparohet. Disa pjesë të objektit janë në gjendje shumë të vështirë. Qytetarët e Strugës thonë se shteti e ka harruar këtë spital, ku pas ndërtimit, nuk është vendosur asnjë tjegull. Disa nga ambulancat e specializimit janë akomoduar nëpër baraka, që fare nuk është e përshtatshme me standardet e reja të shërimit.

“Spitali është i vjetër. Duhet riparuar, të ndërtohet. Me vite është kështu”.

“Katastrofë. Struga është e lënë pas dore. Spitali është siç ka qenë më herët. Asgjë nuk është bërë”.

“Spitalet janë të vjetra. Janë nga koha e Titos. Për rrethinën e Strugës askush nuk mban llogari. Qeveria fare nuk mban llogari për Strugën”.

“Duheshe edhe më herët të bëhet riparimi i spitalit. Nëse bëhet tani është e mirëseardhur pasi këtë e kërkojnë pacientët. Në repartin intern më shumë duhet të veprohet, edhe pse ka nevojë edhe në repartet tjera”.

Drejtori i Spitalit Mentor Ibraimi thotë se është koha që shteti të ndihmoj spitalin e Strugës përmes riparimit apo dislokimit. Ibraimi thotë se disa herë vitet e kaluar gojarisht dhe me shkrim është drejtuar deri tek institucionet kompetente për ndihmë, por se tani për tani nuk ka kurrfarë përgjigje.

Për dallim nga Struga, Ohri tanimë është pajisur me spital të ri ndërsa për momentin ndërtohet godina e re e spitalit të ortopedisë “Shën Erazmo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat