Të rinjtë e Maqedonisë: Duam kushte për jetë dinjitoze

Maqedonia

Të rinjtë e Maqedonisë: Duam kushte për jetë dinjitoze

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 19:56
Pamje nga konferenca

Në panelin e sotëm të diskutimit të organizuar nga organizata “PTPI” e Shkupit me temë “Nevojat e të rinjëve në programet e partive politike”, ku morën pjesë të rinjë Maqedonia u tha se të rinjtë duan kushte për jetë dinjitoze dhe vende pune për të ardhmen e tyre.

“Ajo që erdhi si përfundim nga diskutimi i sotëm është se partitë, sidomos partia në pushtet e cila ka fuqi më të madhe nuk mbrojnë nevojat reale të të rinjëve. Të gjithë projektet që janë zbatuar deri tani janë pa rezultate. Të rinjtë kërkojnë sigurim të kushteve për jetë më të mirë në Maqedoni që të mos vazhdojë ikja e tyre”, deklaroi kryetari i orgamizatës PTPI nga Shkupi, Angel Dimitrievski.

Ndërsa juristi i diplomuar, Ivan Durgutov porositi të rinjtë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, pasi udhëheqësit e këqij në shtet zgjidhen nga qytetarët e mirë të cilët nuk dalin të votojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat