Dita e tetë e fushatës, partitë politike i prezantojnë programet e tyre

Maqedonia

Dita e tetë e fushatës, partitë politike i prezantojnë programet e tyre

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 12:03
Ilustrim

Partitë politike, sot në ditën e tetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, do t’i prezantojnë programet e veta në takime me qytetarë dhe në tubimet e qyteteve në Maqedoni.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot tubim do të mbajë në Veleshtë (20:00).

“Rilindje me BESË” tubim qendror në Likovë (19:00).

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubim në Veles (19:00).

LSDM-ja dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” tubime do të kenë në Negotinë (17:30) dhe Kavadar (19:00).

Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi do të ketë takime me qytetarët në Qendër dhe me pronarët në Qendrën tregtare, Bit Pazar dhe vende të tjera në Shkup. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat