Gruevski: Koalicioni i gjerë nuk është zgjidhje për krizën politike

Maqedonia

Gruevski: Koalicioni i gjerë nuk është zgjidhje për krizën politike

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:55
Nikola Gruevski

Ish-kryeministri, Nikola Gruevski në një nga takimet me qytetarët ka deklaruar se formimi i një qeverie gjithpërfshirëse pas zgjedhjeve nuk është një zgjidhje e mirë për krizën politike.

Në këtë mënyrë, lideri i VMRO-DPMNE-së mundohet t’i dekurajon zërat që kërkojnë një koalicion të gjerë, ku do të merrnin pjesë shumica e partive parlamentare.

“LSDM e ka kuptuar se në 11 dhjetor e pret humbja e dhjetë rradhaz dhe mundohet që nëpërmjet një koalicioni të gjerë të futet në qeveri, por ne nuk do ta lejojmë këtë.Zaevi jep premtime të rreme dhe joreale dhe mbështet agjenda të huaja për t’u ngjitur në pushtet.” deklaroi Gruevski.

“Para 6 -7 viteve i gënjente qytetarët e Strumicës se atje do të bëjë zonë industriale dhe se do të punësojë 7000 – 8000 persona.

Shkoni ta shihni zonën në Strumicë, është një livadh, ku mund të shohësh gjithçka, mund të shihni gjithçka, lopë apo ndonjë dele duke kullotur, por nuk do të shihni asnjë fabrikë”, tha Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat