Remenski: Të ndërpritet përgatitja e vendimeve për të drejtat nga mbrojtja sociale

Maqedonia

Remenski: Të ndërpritet përgatitja e vendimeve për të drejtat nga mbrojtja sociale

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:28
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski me urdhër me shkrim ka kërkuar që drejtorët e qendrave ndërkomunale për punë sociale, prej sot deri më datën 12 të këtij muaji të mos përgatisin zgjidhje lidhur me të drejtat e mbrojtjes sociale, thuhet nga Kabineti i ministres.

Sipas Remenskit, është kërkuar që prej qendrave për punë sociale urgjentisht të dorëzojnë informacione për numrin e vendimeve të përgatitura të mbrojtjes sociale për periudhën prej 5 nëntorit deri më 5 dhjetor 2016 dhe në mënyrë rigoroze t’i respektojnë instruksionet me shkrim për ripërtëritjen e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve prej datës 19 të këtij muaji deri më datën 27 të këtij muaji dhe saktë t’i informojnë konsumatorët.

Në kumtesë poashtu theksohet se prej më shumë burimeve të informacioneve posedohet dëshmi me të cilat konfirmohet shkelja e ndalesave të përcaktuara me ligj dhe urdhrave prej ministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat