Votuan si të sëmurë, kontestohet vota e çiftit

Maqedonia

Votuan si të sëmurë, kontestohet vota e çiftit

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 22:28
Ilustrim

Çifti K.S dhe K.V nga Peshtani i Ohrit kanë votuar sot në shtëpitë e tyre, si persona të sëmurë. Ata kanë patur dokument për një votim të këtillë.

Sipas raportimeve të mediave, ky çift duhet që sonte të niset për në SHBA, që do të thotë se nuk do të mund që të votonin nesër. Ata janë parë të shkojnë në dyqan për të blerë, që nënkupton se janë në gjendje që të ecin.

Dyshimet lindin se si arritën që të marrin një vërtetim mjekësor për gjoja paaftësinë e tyre për të votuar. Vëzhguesit e zgjedhjeve e kanë raportuar këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat