Krasniqi: Ka nevojë për një reformim të partive shqiptare në Maqedoni

Maqedonia

Krasniqi: Ka nevojë për një reformim të partive shqiptare në Maqedoni

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 07:47
Ilustrim

Për politologun, Afrim Krasniqi, partitë politike shqiptare në Maqedoni e kanë humbur besimin e qytetarëve, pasi sipas tij në asnjë rast nuk kanë përfaqësuar interesat e tyre. Në studion e Ora News, Krasniqi tha se ka nevojë për ndryshime rrënjësore të partive politike, duke filluar me rritjen e standardit të kërkesave kur janë në koalicion dhe reformim brenda strukturave.

Politologu, Afrim Krasniqi, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, ka deklaruar se partitë kryesore shqiptare nuk janë më përfaqësuese të tyre.

Krasniqi foli për një klasë politike të korruptuar dhe të paaftë dhe kur u është dhënë mundësia për të qeverisur.

Sipas Krasniqit situata me partitë politike shqiptare ka nevojë për dy ndryshime rrënjësore.

Ndërsa fitoren e Gruevskit, Krasniqi e lidh me të qënit nacionalist dhe përçues i identitetit maqedonas.

Në këto zgjedhje, partitë shqiptare morën 9 mandate më pak se zgjedhjet e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat