PSP ka hapur hetim për pesë gjykatës të Gjykatës administrative

Maqedonia

PSP ka hapur hetim për pesë gjykatës të Gjykatës administrative

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 12:12
Fatime Fetain

Prokuroria Speciale Publike me në krye Katica Janevën dhe Fatime Fetain kanë hapur hetime për pesë gjykatës të Gjykatës Administrative.

Hetimet janë hapur për, siç thuhet në mediat në gjuhën maqedone, keqpërdorim të detyrës dhe për ndikim në raste që janë të lidhura partinë në pushtet OBRM-PDUKM.

Nga PSP nuk duan të komentojnë për këtë hetim por dyshojnë se të njejtët gjykatës do të vendosin edhe për ankesat lidhur me zgjedhjet e fundit.

Më herët, Lençe Ristoska ka thënë se asnjë gjykatës nuk është mbi ligjin dhe nuk do të thotë se janë gjykatës e të bëjnë ligjin si duan vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat