“Vit të lumtur dhe të sigurt 2017 – në shoqëri familjare dhe miqësore”

Maqedonia

“Vit të lumtur dhe të sigurt 2017 – në shoqëri familjare dhe miqësore”

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 08:44
Ilustrim

Me qëllim që të sigurohet siguri dhe të mbahen rendi dhe qetësia publike në vigjilje të festave të fundvitit, Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot do ta realizojë fushatën “Vit të lumtur dhe të sigurt 2017 – në shoqëri familjare dhe miqësore”.

Fushata organizohet me qëllim që t’u tregohet qytetarëve për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe pasojave të mundshme nga sjellja jo e përgjegjshme, por edhe të promovohet sjellje e pranueshme dhe e dëshirueshme gjatë festave.

Siç informojnë nga MPB-ja, qëllimi i kësaj ngjarje është ngritja e ndërgjegjes tek qytetarët, sidomos tek popullata minorene për rrezik nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe zvogëlimi i numrit të të lënduarve nga përdorimi i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat