‘Shkalla e varfërisë në vitin 2015 arriti 21,5%’

Maqedonia

‘Shkalla e varfërisë në vitin 2015 arriti 21,5%’

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:13
Ilustrim

Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 ka qenë 21,5%, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Siç theksohet, këtë e tregojnë llogaritjet përfundimtare për indikatorët Laeken për varfërinë për vitin 2015 të marra sivjet nga Anketa për të ardhura dhe kushte për jetë, e cila po zbatohet në pajtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Bazë e përllogaritjeve të varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është përcaktuar në 60% nga të ardhurat mesatare ekuivalente.

Analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë e përbërë nga dy të rritur me dy fëmijë në vitin 2015 është 22,9%. Sipas statusit më të shpeshtë të aktivitetit ekonomik të personave të punësuar të varfër është 8,9%, derisa shkalla e varfërisë të pensionistëve të varfër është 7,3%.

Koeficienti Gini (masë për pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave) arrin 33,7%, që paraqet ulje lidhur me vitin 2014 kur ky koeficient ka qenë 35,2%, dhe në krahasim me vitin 2013 kur ka qenë 37%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat