Katër vite nga dita e zezë për demokracinë në Maqedoni

Maqedonia

Katër vite nga dita e zezë për demokracinë në Maqedoni

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 18:31
Ilustrim

24 dhjetori ishte ditë zie për demokracinë në Maqedoni pasi nga seanca e Kuvendit të Maqedonisë ishin përjashtuar deputetët e LSDM-së dhe opozitës së bashku me gazetarët.

Çka ndodhi më 24 dhjetor 2012?

Në rend dite ishte propozim buxheti për vitin 2013 dhe debati po nxehej. Opozita kishte propozuar mbi 1200 amandament të cilët më herët bllokuan punën e komisioneve parlamentare.

Konflikti i komisioneve u shpërngul në seancën kryesore plenare.

Në mes debateve, eskaloi situata dhe deputetë të pozitës bashkë me sigurimin e kuvendit i larguan me dhunë deputetët e opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat