Edhe sot të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike mbi 60 vjeç

Maqedonia

Edhe sot të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike mbi 60 vjeç

Më: 10 janar 2017 Në ora: 08:26
Ilustrim

Edhe sot të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike mbi 60 vjeç në Maqedoni, ndërsa për punëtorët në ambiente të hapura të riorganizohet orari i punës, për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e këtyre personave, rekomandon Ministria e Shëndetësisë-Maqedoni.

Rekomandimet janë për tërë territorin e Maqedonisë, megjithatë me theks të veçantë në rajonin e Osogovës dhe të Malishevës dhe të Pollogut.

Gjithashtu rekomandohet qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë, të konsumojnë pije të nxehta dhe ushqim që e ruan temperaturën e trupuit, t’i shmangen alkoolit dhe të vishen në mënyrë përkatëse.

Për punëtorët, të cilët punojnë në ambiente të hapura, shtoi, duhet pasur kujdes që detyrimet e punës t’i praktikojnë prej orës 10 deri në orën 16 me pushime të kohëpaskohshme çdo dy orë nga gjysmë ore në hapësirë të ngrohtë dhe me pije të ngrohta me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Nga dita e nesërme pritet rritje e temperaturave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat