Katër milionë euro janë harxhuar për fusha tenisi dhe salla sportive në Maqedoni

Maqedonia

Katër milionë euro janë harxhuar për fusha tenisi dhe salla sportive në Maqedoni

Më: 10 janar 2017 Në ora: 21:17
Ilustrim

Agjencia për Rini dhe Sport e Maqedonisë, në konferencën vjetore, vitin 2016 e shpalli si viti më i suksesshëm. Gjatë 2016 janë harxhuar 4 milionë euro nga buxheti, për 50 objekte sportive. Ndërsa për vitin 2017 mes tjerash planifikohet edhe ndërtimi i 150 terreneve për basketboll rrugorë. Vendet se ku do të ndërtohen këto terrene drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Marjan Spaseski, tha se do të vendos qeveria.

Agjencia nuk ka arritur të gjejë firmë për ndërtimin e pishinës me dimenzione olimpike në Komunën e Shuto Orizarës. Edhe pse në muajin e parë ofruan 730 mijë euro, asnjë firmë ndërtimtarie nuk ishte e interesuar për projektin. Agjencia për Rini dhe Sport informoi se ofron para të mjaftueshme, ndërsa për idenë e pishinës olimpike nuk do të tërhiqen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat