Nesër ditë jo pune për serbët në Maqedoni

Maqedonia

Nesër ditë jo pune për serbët në Maqedoni

Më: 26 janar 2017 Në ora: 08:50
Pamje nga Shkupi

Ministria e punës dhe politikës sociale të Maqedonisë (MPPS) bën të ditur se pjesë e festave shtetërore është edhe 27 janari, dita e Shën Savës, festë e bashkësisë serbe.

Prandaj, më 27 janar, dita e nesërme, është ditë jo pune, por vetëm për bashkësinë etnike të serbëve në Maqedoni. MPPS-ja i uron serbët për festën e tyre të Shën Savës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat