”State Department e mbështet ambasadorin Jess Baily”

Maqedonia

”State Department e mbështet ambasadorin Jess Baily”

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 10:47
Jess Baily

Ditëve të fundit, ambasada e SHBA-ve në Maqedoni ka përjetuar një presion nga OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit në lidhje me prononcimin për qeverinë e re të Maqedoni.

OBRM-PDUKM shfaqi dyshime ndaj qëndrimit të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni duke e pyetur se a është ky qëndrim edhe qëndrim i administratës Trump në SHBA.

Janë pronocuar edhe nga State Department ku Mark Toner ka thënë se State Department mbështet Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni dhe gjithashtu mbështet edhe ambasadorin Jess Baily.

”SHBA-të janë partnerët e Maqedonisë në rrugën për të bërë reforma demokratike dhe integrimi euro-atlantik të vendit. Respektimi i shtetit ligjor dhe reformat në shtet duke respektuar Marrëveshjen e Përzhinos janë një ndër objektivat tonë për Maqedoninë. State Departmenti ka besim të madh për Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni dhe për Ambasadorin tonë në Maqedoni.” ka thënë Mark Toner në prononcimin për Zërin e Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat