Prilepi e para për shfrytëzimin e parave të Evropës

Maqedonia

Prilepi e para për shfrytëzimin e parave të Evropës

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 19:41

Me dhjetëra milionë euro, Prilepi është mes të parave në vend për shfrytëzimin e parave nga fondet evropiane për projekte të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve. Për momentin në Prilep po zbatohet edhe projekti më i madh i ndërtimit të një stacioni për rrjetin e kanalizimit, i cili arrin vlerën rreth 26 milionë euro, nga të cilat 21,5 milionë i ka dhënë Bashkimi Evropian.

Ujësjllës dhe rrjete të kanalizimit, rikonstruimin e shtretërve të lumenjve, stacionet pritëse, janë projektet që Prilepi për 10 vite ka shfrytëzuar dhjetëra milionë euro nga BE-ja për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat