Detaje të reja nga rasti “Kumanova”, dëshmia shokuese e komandant Malishevës për Mirsad Ndrecajn e Beg Rizajn

Maqedonia

Detaje të reja nga rasti “Kumanova”, dëshmia shokuese e komandant Malishevës për Mirsad Ndrecajn e Beg Rizajn

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 13:31
Rasti Kumanova

(E plotësuar) - Media ju sjell një pjesë e dëshmisë së Andi Krasniqit-Komandatn Malishevës, lidhur me bisedën që ka zhvilluar Mirsad Ndrecaj me Ali Ahmetin më 9 maj, ditën e luftës në Kumanovë. Malisheva ka thënë se prokuroria po fsheh një bisedë tjetër mes Mirsadit dhe Ali Ahmetit, sepse ajo nuk është transkriptuar.

“Mirsad Ndrecaj e ka kërkuar Ali Ahmetin në orët e para të mëngjesit, diku ora 9-10. Ahmeti njëherë nuk është përgjigjur, me siguri nuk e ka njohur numrin. Pastaj Mirsadi e ka njoftuar me anë të sms-së se jemi në Kumanovë. Pas pak minutave Ali Ahmeti e ka thirrur Mirsadin.

Mirsadi i ka thënë: “ Kryetar bën çmos me që je në qeveri sepse munden me u vra shumë civil, ndoshta edhe janë vra deri më tash”. Ka edhe një bisedë mes Ali Ahmetit dhe Mirsadit që nuk është sjellur si transkript. A ka biseda tjera? Mund të ketë pasur tjera, por unë e kam dëgjuar vetëm këtë. Nga ajo që kam lexuar Ali Ahmeti ka menduar se ka fol me mua. Si ka vijuar pastaj biseda mes Ali Ahmetit dhe Mirsad Ndrecajt? Fjalët e para të Ali Ahmetit ishin: “Po më dridhet trupi”. Ai u frikua më shumë se ne. Ai na tha se do të bëjë përpjekje. Por nga ajo çfarë nodhi u pa se ai edhe pse është në Qeveri akush nuk e pyet”.

Andi Krasnqi, i njohur i komandant Malisheva, në Maqedoni ka hyrë më 6 maj nga pika kufitare Bllacës. Ai ka qëndruar në Maqedoni konkretisht në fshatin Hotël, disa ditë para se të ndodh aksion në Lagjen e Trimave.

Komandant Malisheva në dëshminë e tij para trupit gjykues u shpreh se në orët e hershme të 9 maj ka ardhur në Lagjen e Trimave ku është pritur nga Mirsad Ndrecaj.

Krasniqi tha se ai është i dorëzuar i pari për shkak se ka qenë i plagosur dhe se bashkë me të ka qenë edhe Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj dhe dy shok të tjerë duke shtuar se pas dorëzimit të tyre nuk ka dëgjuar më të krisura armësh.

Seanca gjyqësore për momentin vazhdon me pyetje nga të akuzuarit e tjerë dhe më pas nga Prokuroria dhe trupi gjyqësor.

Zhvillime të reja në gjykimin e "Lagjes së Trimave", ja dëshmia e komandant Malisheva

Sot ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin Lagjja e Trimave, ku bëhet dëgjimi i të akuzuarve. Deklaratë para trupit gjykues ka dhënë i akuzuari Muhamed Krasniqi i njohur si komandant Malisheva.Gjatë kësaj seance,ai, ka thënë se ky rast është një rast i montuar politik, dhe se, akuzat për terrorizëm, duhet t’i drejtohen Qeverisë, në të cilën bën pjesë edhe Ali Ahmeti.

Gjatë pyetjeve të parashtruara nga avokati mbrojtës Naser Raufi, ai tha se ka ardhur në Maqedoni për t’u ndihmuar shqiptarëve, pasi ata ishin ankuar se të drejtat e tyre po shkelen dhe se Marrëveshja e Ohrit nuk po zbatohej. Sipas Komandant Malishevës, Ali Ahmeti, Sadulla Duraku dhe Ejup Alimi, kanë qenë të informuar mirë se grupi do të vijë në Maqedoni. Seanca akoma po vazhdon me bllokun e pyetjeve nga ana e prokurorëve publik.

Në seancën e kaluar të mbajtur më 17 shkurt dëshmoi i akuzuari Sami Ukshini. Ai tha se policët e forcave speciale që humbën jetën në “Lagjen e Trimave” kanë qenë të vrarë nga kolegët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat