Këto ditë janë festive në muajin maj në Maqedoni

Maqedonia

Këto ditë janë festive në muajin maj në Maqedoni

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Përmes një kumtese, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sqaron thashethemet për ditët e lira, apo që nuk punohet, për muajin maj.

Duke mohuar shkrimet nëpër disa media në vend, MPPS-ja bën të ditur se në maj ka vetëm dy ditë jo pune për qytetarët e Maqedonisë, 1 maji – Dita e punës, si edhe 24 maji – Dita e arsimit pasllavik.

MPPS-ja sqaron se në muajin qershor, 26 qershori do të jetë ditë jo pune për shkak të festës së Bajramit të madh, që është më 25 qershor (e diel).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat