SHGM-ja kundërshton një ligj të ri për mediat online

Maqedonia

SHGM-ja kundërshton një ligj të ri për mediat online

Më: 26 prill 2017 Në ora: 13:59
Ilustrim

Kuvendi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqaedonisë është deklaruar kundër një rregullative ligjore për portalet online dhe përmbajtjet mediale.

Ky qëndrim i SHGM-së arsyetohet me çështje të lirisë mediale, pra sipas tyre më shumë ligje do të thotë më pak liri medile.

Naser Selmani nga SHGM-ja tha para mediave se shfaqja negative në media e gjuhës së urrejtjes nuk është si rezultat i mungesës së ligjeve, por si rezultat i refuzimit të institucioneve që t’i zbatojnë të njëjtat. Sipas tij, etika gazetareske rregullohet me mekanizëm vetërregullues.

Ndërkaq Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, shprehu shqetësimin e tij për retorikë kundërmediale të politikanëve në Maqedoni, duke theksuar se kanë përgjegjësi të qartë për sulmet e mëhershme ndaj gazetarëve në Maqedoni. Ai shtoi se çështja e rregullimit të përmbajtjes së mediave është tashmë e zgjidhur me ligj në Maqedoni, pra nuk ka nevojë për ligje të reja për rregullimin e mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat