Gruevski: Nëse dikush donte ta vriste Zaevin, ja si do ta bënte atë

Maqedonia

Gruevski: Nëse dikush donte ta vriste Zaevin, ja si do ta bënte atë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 09:48
Lideri i VMRO-DMPNE, Nikola Gruevski

Lideri i VMRO-DMPNE, Nikola Gruevski ka thënë se është kundër dhunës, por është absurde deklarata e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se ata që hyrën në Kuvend planifikonin vrasjen e tij.

Ai në emisionin Top tema në TV Telma tha se nëse dikush do të donte ta vriste Zaevin këtë edhe ka mund ta bëjë.

“Pesë metra larg tij ndodheshin qindra njerëz. Dikush ka mund të nxjerrë revolen dhe ta vrasë”, tha Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat