Parashikimi i motit për festën e 1 majit në Maqedoni

Maqedonia

Parashikimi i motit për festën e 1 majit në Maqedoni

Më: 29 prill 2017 Në ora: 17:55
Ilustrim

Drejtoria për punë hidro-meteorologjike (DPHM) njofton se gjatë kësaj fundjave moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me mundësi për reshje të shiut.

Reshjet e shiut do të jenë më të dendura në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa temperaturat do të lëshohen deri 5 gradë në krahasim me atë të sotshmen.

Ndërsa nga e hëna (1 maj) do të fillojë periudha ku në orët e pasdites do të ketë shi lokal me paraqitjen edhe të stuhive të rralla.

Stabilizimi i motit sipas DPHM, pritet prej ditës së martë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat