Del video, pamje tmerruese nga rrahja e Ziadin Selës, shikoni si tërhiqet zvarrë

Maqedonia

Del video, pamje tmerruese nga rrahja e Ziadin Selës, shikoni si tërhiqet zvarrë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 14:21
Ziadin Sela i përgjakur nga grupi i kriminelëve sllavomaqedonas.

TetovaSot ka siguruar pamjet tmerruese nga dhuna në Parlament, ku shihet se si Ziadin Sela pa ndenja po tërhiqet zvarrë nga huliganët dhe kriminelët maqedonas.

Dhuna e përgjakshme ka ndodhur ditën e enjte, kur pas shpalljes së kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferi, protestuesit maqedonas nisen të mblidhen para Paralementit.

Për një moment, teksa mbahej konferencë shtypi brenda Paralementi, huliganët maqedonas, thyejnë kordonin policor i cili ishte i pakët në numër dhe futen brenda ambienteve të Parlamentit.

Kriminelët maqedonas që disa nga udhëheqësit e tyre ishin të mbuluar me maska në fytyrë, kanë rrahur brutalisht dhe pa mëshirë, deputetët madje nuk kanë kursyer as gazetarët që gjendeshin në sallë.

Nga kjo dhunë më rëndë e pësoi lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i cili sot e kësaj dite apo po kurohet në Spitalin Kilinik të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat