Gruevski: Përjetësisht do t’i kujtojmë heronjtë që humbën jetën në mbrojtje të Maqedonisë

Maqedonia

Gruevski: Përjetësisht do t’i kujtojmë heronjtë që humbën jetën në mbrojtje të Maqedonisë

Më: 7 maj 2017 Në ora: 15:51
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot ka uruar 7 Majin – Ditën e Policës së Maqedonisë. Gruevski thotë se policia dhe shërbimet e sigurisë ishin dhe do të mbeten një nga shtyllat më të forta të shtetit, të cilët garantojnë stabilitet dhe siguri. Ai thekson se çdoherë do të kujtohen ata që humbën jetën duke mbrojtur vendin.

“Përjetësisht do t’i kujtojmë heronjtë të cilët humbën jetën duke e mbrojtur Maqedoninë në Lagjen e Trimave, por edhe ata që u viktimizuan gjatë kohës së konfliktit të armatosur dhe në aksionet që u realizuan në periudhën që është pas neve”, shkruan Gruevski.

Pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare për shkatërrimin e grupeve kriminale, Gruevski thotë se, është prova më e mirë që Policia e Maqedonisë është kthyer në partner relevant për ndërkombëtarë.

Ai shkruan se qeveria e OBRM-PDUKM-së gjatë dhjetë viteve të kaluar ka investuar shumë në zhvillimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat