Poposki në vizitë pune në Kinë, do të mbajë fjalim për prioritetet e Maqedonisë

Maqedonia

Poposki në vizitë pune në Kinë, do të mbajë fjalim për prioritetet e Maqedonisë

Më: 13 maj 2017 Në ora: 11:34
Zv.kryetari i Qeverisë së Maqedonisë dhe ministër i punëve të jashtme, Nikolla Poposki

Zv.kryetari i Qeverisë së Maqedonisë dhe ministër i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, nesër dhe pasnesër do të merr pjesë në forumin “Një brez, një rrugë” që do të mbahet në Pekin të Kinës.

Siç njoftojnë nga Ministria e Jashtme, forumi është i dedikuar në realizimin e projektit kinez “Një brez, një rrugë” që ka të bëjë me lidhjen infrastrukturore mes Azisë, Evropës, Lindjes së afërt dhe Afrikës.

Është paraparë pjesëmarrje e 28 shefave të shteteve dhe qeverive, si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të njohur të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.

Poposki do të ketë fjalim në forum në të cilin do të elaborojë qëndrimet dhe prioritetet e Maqedonisë në kontekst të projektit kinez, si dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm dypalësh me Republikën Popullore të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat