Qeveria e re, Bushati uron Zaevin: Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë - Bota Sot
Qeveria e re, Bushati uron Zaevin: Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë

Maqedonia

Qeveria e re, Bushati uron Zaevin: Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 13:24
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur marrjen e mandatit nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re.

“Urime Zoran Zaev për marrjen e mandatit për të formuar qeverinë e re.  Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë”, shkruan Bushati në “Twitter”.

Presidenti i Maqedonisë Zoran Zaev vendosi një ditë më parë t’i jap mandatin Zaevit për krijimin e qeverisë së re, duke zgjidhur ngërçin politik në Maqedoni.

Gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin me qeverisë së re, Ivanov deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...