Elezi shfuqizon vendimet e Inspektoratit Shtetëror për Pushtetin Lokal

Maqedonia

Elezi shfuqizon vendimet e Inspektoratit Shtetëror për Pushtetin Lokal

Më: 26 maj 2017 Në ora: 23:55
Ministrja e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi

Ministrja e Pushtetit Lokal Shiret Elezi i ka shpallur të pavlefshme vendimet e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Pushtetit Lokal për ndalim të zbatimit të vendimeve të këshillave komunale: Rankovc, Kumanovë, Prilep, Veles, Ohër, Kërçovë, Petrovec, Pehçevë, Çuçer Sandevë, Resnjë, Sopishte, Tetovë, Çashkë, Plasnicë, Tearcë, Aerodrom, Gazi Babë, Manastir, Çair, Karposh, Sveti Nikolë, Çeshinovë Obleshevë, Qendra Zhupë, Struga, Shtip, Gjevgjeli dhe Shkup.

Vendimi për anulimin e vendimeve specifike të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Pushtetit Lokal është sjellur në bazë të konstantimit të shkelje të ligjeve materiale, thonë nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat