Fërçkoski: Zaev kryeministër, Murinjo vjen në Shkup, Gruevski shkon në Shutkë…

Maqedonia

Fërçkoski: Zaev kryeministër, Murinjo vjen në Shkup, Gruevski shkon në Shutkë…

Më: 27 maj 2017 Në ora: 00:21
Fërçkoski

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, profesori i drejtësisë Ljubomir Fërçkoski, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante dhe me sarkazëm në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, duke ofruar edhe disa propozime se si të veprohet më tej.

Ai për agjencinë e lajmee Makfax shprehet se Gruevski duhet të shkojë në burg, Zaevi do të jetë kryeministër, që do të thotë, sipas tij, se viti ka filluar mirë.

”Ky vit ka filluar mirë. Zaevi është kryeministër, Murinjo sipas të gjitha gjasave vjen në Shkup, dhe kompletimi i tretë është Gruevski në Shutkë. Pra, ky është trekëndëshi dhe viti është me plotë shpresë. Mua nuk më intereson, ai duhet të gjykohe dhe të shkojë në burg. Drejtësia duhet të vijë, pyetja është nëse do të gjykohet dhe do të përfundojë në burg, e unë mendoj se po”, shprehet ai.

Fërçkoski thotë se shteti do të duhet të devmroizohet dhe të rishkruhen librat e historisë dhe ato të shoqërisë qytetare.

”Ne do të ekspozohemi ndaj një procesi më afatgjatë të devmroizimit, ashtu siç ishte denacifikimi, dekomunizimi, proces që nënkupton se në arsim do të duhet të pastrohene kuaziinstitucionet që diktatura i krijoi, pastaj kuazifakultetet. Duhet të shkruhen përsëri librat e historisë dhe shoqërisë qytetare nga kjo histori e rrejshme që na e imponuan antikuizatorët, përmendoret sipas të gjitha gjasave duhet që të hiqen, prandaj procesi i devmroizimit kulturor do të stërzgjatet, por është i patjetërsueshëm për kthimin e Maqedonisë në një shoqëri normale liberal-demokratike shumëetnike”, thekson Fërçkoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat