Ja cilët janë gjykatësit që refuzuan ngrirjen e selisë së VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Ja cilët janë gjykatësit që refuzuan ngrirjen e selisë së VMRO-DPMNE-së

Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:58
Ilustrim

Gjykata Penale për të dytën herë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) që të ngrihet selia e partisë së VMRO-DPMNE-së. Nga PSP kanë vërtetuar informatën se ka arritur njoftimi se kërkesa për rastin “Talir” është refuzuar.

Sipas njoftimit, këtë vendim fillimisht e ka sjellë gjykatësi i procedurës paraprake dhe se të njëjtën e ka vërtetuar edhe Këshilli Penal.

Këshilli Penal i përbërë nga gjykatësit Goran Boshevski, Lenka Davitkova dhe Verka Petkovska janë ata që vendosën që të mos ngrihet selia e VMRO-DPMNE-së respektivisht kanë refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me rastin “Talir”.

Nuk dihet nëse të gjithë kanë qenë kundër ngrirjes por ajo çfarë mund të thuhet është se Boshevksi ka përvojë të gjatë si gjykatës që nga viti 1996, deri sa Davitkova dhe Petkovska janë me përvojë më të shkurtër. Petkovska është zgjedhur në vitin 2011 kurse Davitkova më 2013-n.

Davitkova është gjykatësja që dënoi njeriun e Drejtorisë për Luftë kundër Korrupsionit, Zoran Verushevski për mbajtje të armës të cilën më vitin 1982 ia dhanë si armë zyrtare nga Ministria për Punë të Brendshme. Kjo gjykatëse ka qenë pjesë edhe e Këshillave Penal të tjerë të cilët refuzuan kërkesën e PSP-së për bastisje të shtëpive të funksionerëve shtetëror të dyshuar.

Petkovska gjykon në rastin “Lagjja e trimave” dhe se ishte njëra nga ato që lejoi që kryetari i Pustecit, Edmond Temellko të mbrohet në liri duke refuzuar kërkesën për paraburgim të PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat