Zaev: Qeveria e re do të angazhohet për ekonominë

Maqedonia

Zaev: Qeveria e re do të angazhohet për ekonominë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 16:18
Zoran Zaev

Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve ishin temat që mandatari i qeverisë së re, Zoran Zaev, i kushtoi më shumë kohë para ligjvënësve.

Paga më të larta, ulje të shpenzimeve për jetesë, rritje të mbështetjes për fermerët dhe kompanive vendase, janë pjesë e premtimeve të dhëna nga Zaevi.

Ai tha se qëllimi i qeverisë së re do të jetë që shkalla e rritjes ekonomike të jetë më e lartë se pesë për qind në çdo vit të mandatit. Pagë minimale prej 12 mijë denarëve në vitin e para të qeverisjes dhe pagë 30 mijë denarësh për administratën, janë disa nga pjesët e programit ekonomik të qeverisë.

“Paga minimale e punëtorëve që në vitin e parë të mandatit me ligj do ta rrisim në 12.000 denarë dhe do të zbatohet për të gjithë punëtorët, duke përfshirë edhe të punësuarit në industrinë e tekstilit, veshjes dhe lëkurës. Qëllimi ynë është të arrihet pagë minimale 16.000 denarë për punëtorët të garantuara me Ligj deri në fund të mandatit të qeverisë së re. Qëllimi jonë është 30 mijë denarë rrogë mesatare në Maqedoni”, ka thënë mandatari Zaev.

Ai njoftoi se më shumë para do të përfundojnë në xhepin e qytetarëve përmes kthimit të tarifës së energjisë së lirë elektrike, heqjen e taksës radiodifuzive,  zvogëlimin e një pjese nga shpenzimet dhe masat e kthimit të 15 për qind të TVSH-së, së paguar në llogaritë fiskale.

Për sektorin e biznesit paralajmëroi mjedis të favorshëm biznesi pa presione, dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do ta rrisim për 100 herë.

Zaev njoftoi uljen e normës së varfërisë nën 16 për qind gjatë katër viteve të ardhshme. Fermerëve iu premtoi lirime nga tatimet dhe subvencione prej 160 milionë eurove, ndërsa të rinjve punësim apo praktikë në katër muajt e parë pas përfundimit të arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat