Raufi: Refuzimi i dëshmive, fshehje e së vërtetës për “Rastin e Kumanovës”

Maqedonia

Raufi: Refuzimi i dëshmive, fshehje e së vërtetës për “Rastin e Kumanovës”

Më: 30 maj 2017 Në ora: 20:58
Naser Raufi

Avokatët vlerësojnë se me mos pranimin e dëshmive, këshilli gjyqësor nuk dëshiron zbardhjen e së vërtetës për lagjen e trimave në Kumanovë. Naser Raufi thotë se propozimi për dëshmitarë është bërë me kohë dhe në përputhje me rregulloren.

“Me këtë persona do të duhet se skenari i kujt ka qenë ky , cili ka qen motivi i kësaj që ndodhi dhe kjo punë duhet që ka qenë e përgatitur gjatë kohë dhe këtë e tregon vetë prokuroria pasi që nga janari prokuroria thotë se janë përgjuar telefonatat dhe e gjithë gajdja faktike do të dilte me deklarata që do ti jepnin këta dëshmitar. Është e pakuptimtë që strukturat e shërbimeve sekrete të mos të jenë të thirrur si dëshmitarë pasi që unë mendoj se shërbimet janë ata që e kanë bërë skenarët për këtë rast”, deklaroi avokati Naser Raufi.

Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, të akuzuarit e rastit të Kumanovës u larguan një nga një nga salla pasi kundërshtuan vendimin e gjykatës me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tyre për ndryshim të trupit gjyqësor dhe prokurorëve të lëndës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat