Dënohet kandidatja për prokurore, kishte falsifikuar certifikatën e njohjes së gjuhës angleze

Maqedonia

Dënohet kandidatja për prokurore, kishte falsifikuar certifikatën e njohjes së gjuhës angleze

Më: 31 maj 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Në lidhje me aferën e falsifikimit të dokumentacioneve që u zbulua nga Tv Telma, një kandidate për prokurore të re është dënuar me tre muaj dënim me kusht për falsifikim dokumentacioni.

Ky është rasti i parë i dënimit nga ky skandal në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik. Kandidatja e dënuar ka sjellë certifikatë të falsifikuar të njohjes së gjuhës angleze të nivelit B2, parakushti për të aplikuar në konkursin e pranimit të 60 prokurorëve të rinj.

Kandidatja nuk do të hyjë në burg, nëse në vitin e ardhshëm nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat