Pushohet nga puna shoferi i kamionit që u bllokua në sheshin “Maqedonia”

Maqedonia

Pushohet nga puna shoferi i kamionit që u bllokua në sheshin “Maqedonia”

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 18:38
Kamioni ne sheshin "Maqedoni"

Vozitësi i kamionit që u rrëzua në sheshin “Maqedoni”, dje është pushuar nga puna nga Ndërmarrja Publike “Ulici i patishta”. Kolegët e tij janë solidarizuar me shoferin, bojkotuan punën dhe arritën që ta kthejnë në punë shoferin, njofton Telma.

Ata dëshiruna të mbeten anonim, për shkak se janë ballafaquar me kërcënime dhe dënime, por thonë se gabimi është i sigurimit të Bashkisë së Shkupi dhe jo i shoferit, i cili sipas tyre nuk e ka ditur ku duhet të vozitë dhe ku jo.

Drejtori i NP “Ulici i patishta”, Sinisha Ivanovski, nuk është përgjigjur në pyetjen se përse menjëherë ka filluar procedurën për shkarkimin e shoferit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat