Plomp: Prioritet duhet të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe eurointegrimet

Maqedonia

Plomp: Prioritet duhet të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe eurointegrimet

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 11:23
Wouter Plomp

Ka më shumë ndjenjë të urgjencës kur bëhet fjalë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Me formimin e qeverisë së re, mendoj se po hapen mundësi të reja. Gjithsesi, Maqedonia dhe Greqia janë ata që duhet të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka interes të ndihmojë, tha ambasadori i Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

Në pyetjen se cilat janë prioritet në të cilat duhet të fokusohet qeveria e re, Plomp tha se ato janë përmirësimi i jetës së qytetarëve.

Gjithashtu ai tha se është shumë e rëndësishme që edhe integrimet euroatlantike të jenë prioritet i lartë për qeverinë e re, më shumë se nga e kaluara, pasi sipas tij, Ballkani Perëndimor dhe Maqedonia në kohën e fundit janë bërë prioritet i lartë për bashkësinë ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat