LD: Maqedonisë i duhet bashkim i brendshëm për anëtarësim në NATO

Maqedonia

LD: Maqedonisë i duhet bashkim i brendshëm për anëtarësim në NATO

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 14:15
Lidhja Demokratike (LD)

Lidhja Demokratike (LD) përmes një kumtese thekson se, pas mbështetjes së fuqishme nga jashtë për qeverinë e re duhet urgjentisht të ketë bashkim të brendshëm mes gjithë partive politike, që të mundësohet anëtarësimi në NATO.

“Ndihma për reforma nga BE-ja, NATO dhe SHBA-të, si dhe ndihma për mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është bazë e mirë për kyçje në reforma nga gjithë partitë, sektori joqeveritar, ekspertët dhe mediat. Presim që pengesat dhe bllokadat e fundit për anëtarësim në BE dhe NATO të ndalojnë dhe përfundimisht Maqedonia të lëvizë drejt standardeve evropiane”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Nga LD thonë se testi i parë për gjithë partitë do të jetë vazhdimi i mandatit të PSP-së, formimi i gjykatës që do të veprojë në lëndët e PSP-së, si dhe zgjedhja e prokurorit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat