“Shpëtim për Vallandovën” nuk dorëzohen, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme nga komuna

Maqedonia

“Shpëtim për Vallandovën” nuk dorëzohen, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme nga komuna

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 20:05
Aktivistë nga organizata “Shpëtim për Vallandovën”

Aktivistë nga organizata “Shpëtim për Vallandovën” si dhe qytetarë që janë kundër ndërtimit të minierës tanimë të filluar Kazandoll, nuk dorëzohen nga qëllimi i tyre që të nënshkruhet referendumi nga komuna.

Pas angazhimit të tyre për bllokimin e rrugëve, një pjesë e këshilltarëve në Komunën e Vallandovës kanë dorëzuar kërkesa për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, në të cilët duhet të diskutohet për mundësitë e nënshkrimit të referendumit për minierën Kazandoll.

Kryetarja e Këshillit të Komunës së Vallandovës, Jasmina Seçkova, tha se do të mbajë seancën në datën e paraparë me ligj dhe se pret udhëzime nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat