PSP nuk ka marrë njoftim se Dodevski nuk do t’i mbrojë funksionarët e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

PSP nuk ka marrë njoftim se Dodevski nuk do t’i mbrojë funksionarët e OBRM-PDUKM-së

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 23:09
Nikolla Dodevski

Ndryshimet në ekipet e avokatëve nuk ndikojnë në hetim, thonë burime nga PSP për Telma pas publikimit të lajmit se ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, ka angazhuar ish-prokurorin shtetëror Ljupço Shvërgovski si avokat.

Burime nga PSP thonë se deri tani nuk kanë marrë njoftim as me shkrim as me gojë, se avokati Nikolla Dodevski tërhiqet nga mbrojtja e funksionarëve të OBRM-PDUKM-së.

Avokatë nga ekipi i Dodevskit, thonë se marrëveshja për bashkëpunim mes Dodevskit dhe OBRM-PDUKM-së skadon në fund të muajit, atëherë edhe kur përfundon afati i PSP-së për ngritje akuzash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat