Trajnohen mbi 4500 persona të Maqedonisë për projektet IPA

Maqedonia

Trajnohen mbi 4500 persona të Maqedonisë për projektet IPA

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Mbi 4500 persona të papunë e kanë kryer trajnimin për ndihmë ndaj atyre që kërkojnë punë përmes IPA projektit ”Mbështetje për punësimin e të rinjve, të papunësuarit afatgjatë dhe femrat 2”.

Sipas Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë së Punësimit, 680 persona nga ky numër, tashmë janë të punësuar.

Ai theksoi se ky projekt ka kushtuar mbi 2 milionë euro, dhe se 97% e mjeteve e kanë plotësuar qëllimin, pra përfshirjen e personave që kanë nevojë për punësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat