Gruevski: Disa politikanë të papjekur vendosën ta dobësojnë OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Gruevski: Disa politikanë të papjekur vendosën ta dobësojnë OBRM-PDUKM-në

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 20:59
Nikolla Gruevski

“Jam i mësuar me lajme të rreme për çdo ditë ndaj meje, me akuza të rreme, por OBRM-PDUKM-ja nuk duhet të frikësohet, kërkoj nga ju të besoni. I shoh thirrjet për skenar vietnami, luftë rruge, paraushtarë dhe të ngjashme. Unë nuk do ta lejojë kjo t’i ndodh shtetit, kjo nuk është mënyra edhe nëse çmimi janë unë”, tha Nikolla Gruevski, në festën e 27 të ekzistimit të OBRM-PDUKM-së.

Gruevski gjatë fjalimit të tij sulmoi edhe mediat, të cilat i akuzoi se nuk raportojnë në mënyrë objektive, ndërsa për qeverinë e re tha se është e papjekur dhe nuk do të kalojë tek qytetarët.

Ai dërgoi mesazh edhe për udhëheqësinë e LSDM-së, të cilëve ju tha se mund të mbështeten në atë për çështje të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat