Neloski: Studimet e disperzuara u shfuqizuan pa debat publik

Maqedonia

Neloski: Studimet e disperzuara u shfuqizuan pa debat publik

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 16:08
Vlladimir Neloski

OBRM-PDUKM-ja sot vlerësoi se me largimin e studimeve të disperzuara është larguar një masë fisnike nga e cila përfitime kanë pasur rreth 20 mijë qytetarë dhe që ka kontribuar për zhvillimin ekonomiko-social dhe demografik në shtet.

Në konferencën për shtyp Vlladimir Neloski, theksoi se kjo masë është sjellur nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe se me këtë studentët kanë kursyer para për udhëtime dhe vendosje.

Ai theksoi se qasja në arsim për qytetarët ishte mundësuar përmes zvogëlimit të participimit, hapjes së tre universiteteve shtetërore dhe 32 fakulteteve përmes studimeve të disperzuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat