Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Maqedoni

Maqedonia

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Maqedoni

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 16:13
Ilustrim

Enti për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se nga dita e martë moti do të stabilizohet kurse temperaturat do të rriten deri në mbi 30 gradë celsius. Sipas DPHM kushte për reshje të dobëta të shiut paraqiten vetëm për ditën e enjte, ndërkaq fundjavën e ardhshme në pjesët jugore të vendit temperaturat do të arrijnë mbi 35 gradë celsius.

“Nesër në shumë e vendeve do ketë vranësira të konsiderueshme, do të vazhdojë të fryj erë e fuqishme veriore, megjithatë gjatë ditës do zvogëlohen vranësirat por dhe temperaturat e ditës do shënojnë rritje. Nesër do kemi reshje nëpër zonat malore, por me intensitet të ulët. Nga e marta po vjen një periudhë ku moti do të stabilizohet dhe do jetë nxehtë, madje shumë nxehtë, që do të thotë do rriten temperaturat ditore, gjatë ditës do paraqitjen re por jo shumë ndërkaq vetëm të enjten do ketë kushte për reshje lokale”, deklaroi Kostadinka Arsovska nga Enti Hidrometeorologjik.

Ajo gjithashtu tha se gjatë fundjavës së ardhëshme pritet që në gjithë vendin të ketë temperaturë mbi 30 gradë ndërsa në pjesët jugore të vendit, mbi 35 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat