Xhaferi-Althauzer: Gjermania do ta mbështesë Maqedoninë drejt eurointegrimeve

Maqedonia

Xhaferi-Althauzer: Gjermania do ta mbështesë Maqedoninë drejt eurointegrimeve

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 17:09
Kryetari i Kuvendit Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauzer. Ajo theksoi se para përbërjes së re të Kuvendit qëndrojnë shumë detyra të rëndësishme dhe se funksioni i kryetarit të Kuvendit ka rol të rëndësishëm.

“Gjermania vazhdon me mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike. Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, pritet edhe intensifikimi i kontakteve ndërmjet të dy shteteve, në nivel të grupeve për bashkëpunim dhe trupave të punës”, ka thënë në takim Althauzer.

Xhaferi iu falënderua për urimet dhe për mbështetjen e rëndësishme gjermane, e informoi ambasadoren për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit dhe theksoi se aktivitetet në periudhën që vijon do të fokusohen në ngritjen e rejtingut të Kuvendit si shërbim i vërtetë i qytetarëve dhe i transparencës së institucionit.

Në fund të takimit, ambasadorja theksoi se edhe pas përfundimit të mandatit të saj, do të vazhdojë me interes të madh t’i ndjek ngjarjet në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat